Ja çfarë i tha deputetja Musliu kryeministrit Kurti (video)

03 mars 2023 | 12:26

Mbrëmë në seancën e Kuvendit, e cila ka vazhduar nga ora 22:00, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka shkaktuar të qeshura.

Ajo në foltoren e Kuvendit ka thënë se një kohë Kryeministri Kurti ka pasur kritika për qeveritë e kaluara që kanë mbajtur seancat vonë.

Musliu gjatë fjalimit të saj ka thënë se Kurti ka kritikuar qeveritë duke thënë se “po mbajnë seanca natën vonë, sepse po tuten nga populli”.

Më tutje, ajo ka theksuar se tani edhe vetë Kurti ka filluar të praktikojë të njëjtën gjë.

“A pot kujtohet Albin kur vishe edhe i qojshe krahtë si shqiponje në atë kohë, thojshe po mani seanca natën, po tuteni prej popullit, prej kujt po ikni. Çka po bën sot ti Albin?. Dreqi të hangt, nuk e le asnjë qershi pa e hëngër”, është shprehur Musliu.

E në anën tjetër, gjatë diskutimit të saj, shihet se edhe kryeministri Kurti ia ka plasur të qeshurës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fakti që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb,…