Dallasi triumfon ndaj Philadelphias

03 mars 2023 | 13:18

Dallasi arriti një fitore të rëndësishme në NBA, duke mundur me rezultat 133-126 Philadelphia në një ndeshje spektakolare mes dy ekipesh pretendente për titull.

Dyshja Donqiq-Erving bëri diferencën në fushë për teksanët, pasi së bashku ata realizuan 82 pikë. Në kahun tjetër, Embiid e mbylli me 35 pikë, por që mbetën për statistikë. Fiton edhe skuadra kampione e Golden State, që mundi me rezultat 115-91 Clippers në derbin kalifornian. Jordan Poole me 34 pikë ishte shënuesi më i mirë i ndeshjes, lider për Warriors.

Washingtoni, falë 30 pikëve të Kuzma dhe 25 të Porzingis, mposhti 119-108 kanadezët e Toronto. Rikthehet te fitorja pas 13 humbjesh radhazi ekipi i San Antonio, që e mundi me rezultat 110-99 Indiana. Për Spurs u dallua Sochan me 22 pikë e 13 rebound.

Rezultatet

Washington – Toronto             119-108
Dallas – Philadelphia               133-126
San Antonio – Indiana             110-99
Golden State – Clippers           115-91

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Veton Latifi Është bërë vështirë në profesionin e studimit…