Kloppi mezi e pret ndeshjen ndaj Unitedit: Për këto sfida e dua futbollin

03 mars 2023 | 15:44

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka deklaruar se mezi pret sfidën ndaj Manchester United në konferencën për shtyp në prag të derbit të Anglisë, që do të luhet të dielën në orën 17:30.

“E vlerësoj  shumë këtë sfidë. Në të vërtetë është ndeshja që më argëton më shumë. Mendoj që e kam thënë shumë herë edhe më parë, besoj se e dinë të gjithë. Ka shumë gjëra në jetë që janë më interesante se futbolli, por sa herë luhen ndeshje të tilla, të gjithë nxjerrim në pah diçka më shumë dhe kjo më pëlqen. Kjo ndodh kur futbolli është gjëja më e rëndësishme dhe për këto 95 apo 98 minuta, e dua. E gjithë bota do të shohë ndeshjen, edhe unë vetë do ta shihja nëse nuk do të isha këtu. Është një ndeshje e madhe dhe mezi pres që të fillojë”, ka thënë trajneri gjerman Klopp.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka nënshkruar marrëveshje…