Neymari mungon kundër Bayernit

03 mars 2023 | 15:55

Christophe Galtier konfirmoi se PSG-ja do të duhet të bëjë pa Neymarin edhe për ndeshjen e dytë të raundit të 1/16 të Ligën e Kampionëve kundër Bayern Munchen.

“Në dy ndeshjet e ardhshme, ndaj Nantes dhe Bayern Munchen, ne nuk do të kemi Neymarin në dispozicion. Nuk është një mungesë banale, por tepër e rëndë për ne”, është shprehur Galtier. PSG-ja humbi në Paris ndeshjen e parë ndaj Bayernit me rezultatin minimal 0-1. Sfida e kthimit do të luhet në Gjermani dhe Galtier e di shumë mirë se për të mposhtur një ekip si “bavarezët” do të duhet një repart ofensivë i kompletuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sabile Keçmezi- Basha Aeroplani më në fund ateroi. Uturima e…