Thaqi: Pres fitore ndaj Llapit

03 mars 2023 | 16:49

Trajneri i Dritës, Arsim Thaqi një ditë para derbit kundër Llapit ka thënë në konferencë për medie se synim i Dritës është fitorja dhe rrugëtimi drejt titullit të kampionit në Superligë.

Thaqi me këtë rast ka konfirmuar se në këtë ndeshje Dritës i mungon Kastriot Selmani.

“Në sezonin pranveror nuk ka favorit. Të gjitha ekipet marrin masat, andaj stinori pranveror është më i vështirë. Kemi ende shumë kohë deri në përfundim. Humbja e fundit nuk është pritur, mirëpo futbolli është ky. Në tri ndeshjet e radhës kundër Llapit, Gjilanit dhe Ballkanit, nëse gjërat shkojnë mirë Drita është në rrugën e duhur. Kam pas një javë të plotë të punojë me lojtarët. Nuk ka qenë lehtë pas humbjes dëshpëruese për ekipin megjithatë janë lojtarë profesionistë. Përveç Kastriot Selmanit, i cili është i suspenduar, pjesa tjetër e lojtarëve janë gati. Shpresojmë në fitore që të vazhdojmë rrugën drejt titullit”, ka thënë Thaqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
05.03.2023 Punime në projekte investive Gjakovë 1. TS 35/10 kV…