Ten Hag: Nuk e kemi problem të luajmë çdo tri ditë

03 mars 2023 | 16:58

Gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes kundër Liverpoolit, trajneri i Manchester United, Erik Ten Hag ka folur për situatën e dëmtimeve, ndërkohë që kalendari i ngjeshur sipas tij nuk është një problem.

“Kemi disa futbollistë që janë disi pas në përgatitje. Luke Shaw nuk ka qenë  në dispozicion, por presim që ai të kthehet. Sancho ka qenë i sëmurë. Do të shohim se si do të zhvillohet situata. A po luftojmë për katër trofe? Na pëlqen të luajmë. Ne marrim energji duke luajtur çdo tre ose katër ditë. Të vazhdojmë kështu, por le të mendojmë ndeshje pas ndeshje”, ka thënë Ten Hag, i cili mori trofeun e parë me United pas fitores së Carling Cup. Duke thyer një ecuri negative.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Dritës, Arsim Thaqi një ditë para derbit kundër…