Aouari refuzon Unitedin për Frankfurtin

03 mars 2023 | 17:03

Houssem Aouar është vendosur në qendër të vëmendjes te Lyoni, pasi mesfushori u ka komunikuar drejtuesve të klubit se gjatë verës do të largohet nga skuadra.

24-vjeçari është një produkt i Lyonit, por palët kanë ngecur sa i përket rinovimit dhe tashmë gjithçka duket se ka përfunduar, pasi lojtari ka mbyllur detajet e transferimit gjatë verës dhe Aouar do të transferohet te Eintracht Frankfurt në Bundesliga.

Por, mediet franceze kanë nxjerrë në dritë detaje shumë interesante të merkatos së janarit, me mesfushorin francez i cili ka refuzuar ofertën e Manchester United.

Sa i përket kësaj teme, detajet e tjera nuk janë bërë me dije, por është konfirmuar interesimi dhe oferta e anglezëve në zyrat e Lyon, me klubin që kishte rënë dakord për gjithçka, por ishte vetë Aouar i cili në fund nuk pranoi transferimin në “ishull”.

Tashmë, francezi ka hyrë në muajt e fundit të kontratës te Lyon dhe në verë do të udhëtojë drejt Gjermanisë për të vijuar karrierën te Frankfurt.

Houseem ka debutuar te Lyon në vitin 2016 dhe deri më tani ai numëron 225 ndeshje dhe 41 gola, ndërsa kjo do të jetë lëvizja e tij e parë në karrierë, ndërkohë ka luajtur edhe 1 ndeshje me përfaqësuesen franceze.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Agron Haradinaj, ka…