Trimërohet Porfirije, pasi Kurti po e fuqizon Kishën Ortodokse Serbe

03 mars 2023 | 23:40

Kreu i Kishës Ortodokse Serbe, Patriarku Porfirije, ka dhënë një deklaratë trimëruese, pasi kryeministri Albin Kurti u zotua t’i jepte status të veçantë Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë përmes dakordimit dhe iniciativës për ta nënshkruar planin evropian.

Porfirije pas lutjeve deklaroi se “Kosova është zemra e atdheut” të Serbisë, shkruan Danas.

“Askush nuk ka nevojë për Kishën për t’u dhënë mësim, për t’u shpjeguar atyre se çfarë është Kosova dhe si duhet të veprojë kisha brenda dhe rreth Kosovës”, tha Porfirije.

Deklaratat e tij trimëruese vijnë pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pranoi t’i jepte status Kishës Ortodokse nëpërmjet nenit 7 të planit evropian.

Sipas Lajçakut, ishte Kurti ai që kërkonte me ngulm ta nënshkruante marrëveshjen të hënën, mirëpo ishin evropianët ata që e konsideruan si “të parakohshme” vendosjen e firmës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Heqja e bajameve mbetet një nga procedurat më të shpeshta…