Katër milionë njerëz rrezikojnë të humbin shtetësinë e Indisë

30 korrik 2018 | 15:26

India ka publikuar një listë me rreth katër milionë njerëz nga shteti Asam, që rrezikojnë të humbin shtetësinë.

Regjistri Kombëtar i Qytetarëve përfshin njerëz që duhet të dëshmojnë se kanë shkuar në Indi deri më 24 mars, 1971, dy ditë para se Bangladeshi fqinj ka shpallur pavarësinë, raporton “Rel”.

India ka theksuar se procesi është i nevojshëm për të identifikuar emigrantët e paligjshëm të Bangladeshit, por ai ka shkaktuar frikë për përndjekjen e pakicave etnike në Asam.

Nga frika e dhunës, zyrtarët kanë thënë se askush nuk do të përballet me dëbim të menjëhershëm.

Sipas tyre, një proces i gjatë apeli do të jetë në dispozicion për të gjithë.

Miliona njerëz janë arratisur në Indinë fqinje pasi Bangladeshi ka shpallur pavarësinë nga Pakistani më 26 mars, 1971. Shumë nga refugjatët janë vendosur në shtetin Asam.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se vdekja…