![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/03/321B3E00-C9A8-43AB-B9A7-E97CE7B03A8A.jpeg)
Blerta Deliu i del në mbrojtje Ganës: Mendësia e racizmit kulturor nuk kalon
04 mars 2023
| 14:59
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu Kodra permes profilit të saj në Facebook ka reaguar ndaj fyerjeve dhe sulmeve kundër deputetes, Ganimete Musliut.
“Ta papranueshme sulmet e orekestruara ndaj koleges sime Ganimete Musliu. E frikshme kjo vërsulje e militantëve ndaj Ganes.
Kjo mendësi e racizmit kulturor nuk kalon, ashtu siç nuk kalon heshtja e Vetëvendosjes ndaj kësaj turme linquesish” ka shkruar ajo.
Deliu ka pyetur se ku janë feministet e VV-së?
“A e mbrojnë ato një grua, kur ajo sulmohet brutalisht nga burrat e tyre?”, ka shkruaj ajo.