Kështu e komenton Xhaka fitoren spektakolare të Arsenalit

04 mars 2023 | 20:23

Arsenali ka shënuar fitore spektakolare me përmbysje në rezultat kundër Bournemouthit.

“Topçinjtë” triumfuan 3:2 kundër Bournemouthit në stadiumin “Emirates” në kuadër të javës së 26-të në Premierligë. Pas përfundimit të ndeshjes ka reaguar edhe mesfushori me prejardhje nga Kosova, Granit Xhaka.

Xhaka e ka përshkruar me pak fjalë triumfin e londinezëve në këtë përballje.

“Absolutisht e pabesueshme! Ky ekip”, ka shkruar Xhaka në “Instagram” duke ndarë edhe një fotografi gjatë festës së tij me bashkëlojtarin në golin e tretë të arritur në minutën e tetë shtesë nga Nelson.

Të besuarit e trajnerit Mikel Arteta vazhdojnë lidershipin në Premierligë me 63 pikë, pesë më shumë se City. Bournemouth është i 19-ti me vetëm 21 pikë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Granit Xhaka (@granitxhaka)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sigal Prishtina ka shënuar fitore bindëse në udhëtim ndaj Vëllaznimit…