Kjo është shuma që kërkon PSG-ja për Mbappen

04 mars 2023 | 20:40

Pavarësisht se i kishte refuzuar sezonin e kaluar, Kylian Mbappe vazhdon të jetë i lidhur me një kalim te Real Madridi.

Sulmuesi francez zgjodhi të nënshkruajë një kontratë të re me Paris Saint-Germainin majin e kaluar, të vlefshme deri më 30 qershor 2025.

Megjithatë, Mbappe mund të largohet edhe më herët pasi “Los Blancos” duket se planifikojnë të nënshkruajnë me një zëvendësues të Karim Benzemas këtë verë.

Nëse Real Madridi do të kërkojë sërish 24-vjeçarin, PSG-ja do të kërkojë 200 milionë euro për shitjen e tj, sipas “Fichajes”.

Florentino Perez duhet të vendosë nëse dëshiron të shkojë deri në fund në mision për transferimin e Mbappes apo të largohet, pasi klubi nga Madridi gjithashtu është i lidhur me një transferim të Jude Bellingham këtë verë.

Siç qëndrojnë gjërat tani, edhe transferimi i mesfushorit anglez do të kushtojë për më shumë se 120 milionë euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori Rajonal i Policisë në Gjakovë, Kolonel Lumni Graishta, mban…