Lumaj: Shoqata ‘Jehona e Malësisë’ dhe kryetari i saj, shembull i lobimit të çështjes shqiptare në shtetin amerikan

04 mars 2023 | 20:50

Atdhetari Valentin Lumaj nga Michigani duke komentuar letrën përkrahëse të Kongresistes Lisa McClain, për zgjedhjet e 5 marsit në Malësi, ka vlersuar lartë kontributin e Shoqatën “Jehona e Malësisë” dhe kryetarit të saj, Vilson Sinistaj për punën dhe përkushtimin ndaj çështjes shqiptare në SHBA ,e cila është diskutuar në instancat më të larta të shtetit Amerikan.

“Kjo letër sigurisht që vjen pas lobimit të vazhdueshëm të Shoqatës Jehona e Malësisë dhe kryetarit të saj Vilson Sinishtaj,që kan bërë për të siguruar një proces të qet dhe demokratik për zgjedhjet lokale në Tuz”, ka theksuar Lumaj.

Ai ka shtuar se Shoqata “Jehona e Malësisë” dhe kryetari i saj, Vislon Sinishtaj janë shembull dhe mësim i lobimit të çështjes shqiptare në instancat më të larta të shtetit Amerikan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pavarësisht se i kishte refuzuar sezonin e kaluar, Kylian Mbappe…