Haradinaj sot bën homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”

05 mars 2023 | 08:12

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot do të bëjë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, me rastin e 25-vjetorit të Epopesë së UÇK-së.

Haradinaj pritet të bëjë homazhe me fillim nga ora 10:00.

5 marsi shënon sulmin e tretë të Serbisë mbi familjen Jashari.

Pas një lufte që zgjati tri ditë, 59 anëtarë të familjes Jashari ranë heroikisht, përfshirë edhe komandantin legjendar të UÇK-së, Adem Jashari.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmin e gjerë që e kishte ndërmarrë Serbia në Drenicë…