Ushtarët e FSK-së realizojnë në poligon portretin e komandantit Adem Jashari (video)

05 mars 2023 | 11:50

Rreth 800 ushtarë të FSK-së kanë realizuar në poligon portretin e komandantit legjendar Adem Jashari.

Në vigjilie të Epopesë së UÇK-së dhe 5 Marsit- Ditës së Kazermës ” Adem Jashari”, rreth 800 ushtarë të FSK-së, në poligonin e kazermës, realizuan portretin e Komandantit Legjendar, Adem Jashari, ideuar nga artisti ynë, piktori i njohur Besart Gashi dhe realizuar nga nënoficeri ynë, Vesel Raci.

Marshojmë pas teje Komandant,
Të pandalshëm,
Të pathyeshëm,
Triumfues

Përjetësisht,
Dje, sot, nesër,
Në shpirt- fryma juaj,
Në trup- forca juaj,
Në mendje- vizioni juaj.

Përjetësisht,
Adem Jashari,
Emblema dhe Flamuri ynë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shkruar në "Facebook" për…