Shefi i delegacionit të BE-së në Beograd: Do të insistojmë për çështjen urgjente të Asociacionit

05 mars 2023 | 11:56

Shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian në Beograd, Emanuele Giaufret, në një intervistë për gazetën serbe Kurir, ka thënë se propozimi evropian për Kosovën është “mundësi historike.

Për krijimin e asociacionit, Giaufret ka thënë se do të vazhdojnë të insistojnë.

“Të gjitha marrëveshjet e mëparshme nga dialogu mbeten të vlefshme dhe të detyrueshme, dhe kjo natyrisht përfshin themelimin e Bashkësisë së Komunave Serbe dhe ne do të vazhdojmë të insistojmë në këtë çështje urgjente”, tha Giaufret.

Ai tha se “duhet të shihen anët pozitive të kësaj marrëveshjeje të re”, sepse ajo mund të sjellë mundësi të reja ekonomike përmes rritjes së ndihmës financiare, bashkëpunimit të biznesit dhe investimeve të reja në Kosovë dhe Serbi.

“Ne duhet të punojmë të gjithë së bashku për të zbatuar të gjitha marrëveshjet”, tha Giaufret.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar për…