Shqiptarët në festë, Nik Gjeloshaj fiton sërish komunën e Tuzit

05 mars 2023 | 23:41

Në komunën e Tuzit në Mal të Zi, u mbajtën këtë të diel zgjedhjet për pushtetin vendor.

Nik Gjeloshaj, kryetar aktual i Tuzit dhe drejtues i koalicionit “Forumi Shqiptar” ka marrë 18 mandate dhe zyrtarisht fiton të drejtën edhe për kryetarin e komunës së Tuzit.

30 vendvotime janë hapur që në orën 7:00 të mëngjesit dhe të drejtë vote kishin mbi 12.000 votues ndërsa pjesëmarrja në votime ishte 63.82%, dhe sipas përfaqësueseve të Komisionit Zgjedhor Komunal, ata u zhvilluan të qeta.

Në përfundim të numërimit rezultoi një tjetër fitore historike e “Forumit Shqiptar”, i cili ka arritur të sigurojë 18 mandate në Kuvendin e Komunës së Tuzit, ose shumicë absolute.

Në koalicionin “Forumi shqiptar” të udhëhequr nga Alternativa Shqiptare e kryetarit aktual të komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, bëjnë pjesë edhe Lidhja Demokratike e Shqiptarëve, Unioni Kombëtar Shqiptar dhe Lidhja Demokratike në Mal të Zi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Besa Famgas vazhdon të mbledhë trofe në hendbollin kosovar. Skuadra…