Kuvendi sot me seancë solemne për 25-vjetorin e “Epopesë së UÇK-së”

06 mars 2023 | 08:34

Kuvendi i Kosovës do të zhvillojë seancë solemne për nder të 25-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Seanca do të nis në orën 12:00, derisa para deputetëve do të flasë presidentja Vjosa Osmani.

“Në orën 12:00, presidentja Osmani merr pjesë dhe mban fjalim në Seancën Solemne të Kuvendit të Republikës së Kosovës, me rastin e shënimit të Epopesë së UÇK-së”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Po ashtu, deputetëve dhe të pranishmëve nesër pritet t’u dhjetohet dhe kryeministri Albin Kurti.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti merr pjesë në seancën solemne për shënimin e 25-vjetorit të Epopesë së UÇK-së”, njofton Zyra e Kryeministrit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Valon Murati Fillimi i vitit 1998 paralajmëronte se status…