Abdixhiku bën homazhe në Prekaz: Në këtë rënie të tyre lindi edhe përpjekja finale për liri dhe pavarësi

06 mars 2023 | 11:10

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, për nder të 25-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, ka bërë homazhe te varrezat e familjes Jashari në Prekaz.

Pas homazhe, Abdixhiku ka thënë se me rënien heroike të familjes Jashari dhe të tjerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ka lindur përpjekja përfundimtare për liri dhe pavarësi.

“Sot e nderojmë 25-vjetorin e epopesë, ku në këtë tempull rënë heroikisht familja Jashari, komandanti legjendar Adem Jashari dhe në këtë rënie të tyre lindi edhe përpjekja jonë finale për liri dhe për shtet e për pavarësi”, ka thënë ai.

Po ashtu, kreu i LDK-së ka thënë se mbi sakrificën ultime të komandantit Adem Jashari, familjes Jashari dhe gjithë të rënëve të tjerë të UÇK-së, qëndron edhe rrugëtimi i ardhshëm i Kosovës për një shtet të barabartë mes vendeve evropiane.

“Mbi sakrificën ultime të komandantit Adem Jashari dhe familjes Jashari dhe gjithë të rënëve të tjerë të UÇK-së, qëndron edhe rrugëtimi jonë i ardhshëm për një shtet të barabartë mes vendeve evropiane, dhe këtë rrugë në këtë ditë duhet ta kujtojmë gjithnjë edhe si shenjë uniteti të brendshëm, por edhe si përpjekje të pashtershme të popullit tonë, lavdi gjithë të rënëve të UÇK-së”, ka deklaruar ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Do të ketë “pasoja” nëse Kina i dërgon armë Rusisë…