Krasniqi: Datat 5, 6 dhe 7 mars shënojnë ditët e lindjes së lirisë së Kosovës

06 mars 2023 | 11:21

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, kanë bërë homazhe ne kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Me këtë rast, Krasniqi ka thënë se 5, 6 dhe 7 marsi i vitit 1998 shënojnë ditët e lindjes së lirisë së Kosovës.

“Datat 5, 6 dhe 7 mars shënojnë ditët e lindjes së lirisë së Kosovës.  Ditët e ‘Epopesë së UÇK’-së ndryshuan drejtimin e historisë tonë dhe, njëkohësisht, u shndërruan në ditët më të lavdishme të historisë tonë kombëtare.   Në Prekaz, më 1998, në kullat e familjes Jashari, u bënë bashkë qëndresa, sakrifica, dhembja, krenaria, atdhedashuria dhe heroizmi i rrallë, për të ndezur flakën e shenjtë të lirisë. Në tri ditët e heroizmit të pashoq të familjes Jashari, në altarin e lirisë ranë 59 dëshmorë, duke u bërë themel i shtetit tonë të lirë e të pavarur. Lavdi e përjetshme!”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, për nder…