Ministri Vitia bashkë me ministren Manastirliu vizituan Klinikën Infektive dhe spitalin e ri të sëmundjeve të brendshme në Tiranë

06 mars 2023 | 11:54

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia me ftesë të Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu po qëndron në Tiranë për të marrë pjesë në Kongresin për Shëndetësi.

Gjatë këtij qëndrimi ata kanë vizituar “Klinikën Infektive” dhe spitalin e ri të sëmundjeve të brendshme.

Ministri Vitia tha se objekti i Klinikës Infektive mund të njihej nga jashtë, por jo edhe nga brenda shkaku i investimeve që e kanë transformuar në tërësi.

“E njofta objektin nga jashtë, por jo edhe nga brenda. Nga ana tjetër, mora lajmin që shumë nga doajenët që kam pas nderin t’i kem profesorë tashmë nuk janë më në mesin tonë, ata të cilët na kanë ndihmuar jashtëzakonisht shumë si studentë, por edhe kanë pas një dashuri të veçantë ndaj ne shqiptarëve të Kosovës që kemi ardhur për të studiuar këtu në Tiranë. Unë edhe sot me endje e kujtoj se si na kanë pritur këtu, kur na larguan nga objektet tona në regjimin e Millosheviqit dhe ngrohtësia që kemi gjetur te ju, pa dallim, ka qenë e veçantë për ne në ato kohë të vështira. Dhe, natyrisht, ajo që vazhdon të më bëj edhe më të lumtur është kur shoh pacientë nga Malësia e Gjakovës në ketë anë, e po ashtu nga Kukësi në Prizren. Kështu mund të sjellim shembuj sidomos në arsim e shëndetësi dhe kemi shumë çka i japim njëri tjetrit sepse jemi një”, ka thënë ministri Vitia.

Ndërsa, ministrja Manastirliu deklaroi se është kënaqësi që në vigjilje të Kongresit të Shëndetësisë që do mbahet në Tiranë, është i pranishëm ministri Vitia.

“Është mundësi e mirë për të shkëmbyer praktikat e mira të vendeve tona, por mbi të gjitha për të vlerësuar bashkëpunimin dhe vëllazërinë që ne kemi. Nuk na ka munguar kurrë, nuk do të mungojë kurrë në kohë të mira dhe në kohë të këqija, ashtu sikurse kemi bërë gjithmonë, kemi qenë pranë njeri tjetrit dhe do të vazhdojmë të jemi pranë njeri tjetrit. Ne po bashkëpunojmë dhe do vazhdojmë të bashkëpunojmë në forcimin  dhe fuqizimin e sistemeve tona shëndetësore”, ka thënë ministrja Manistrliu.

Ministri Vitia gjatë qëndrimit në Tiranë do të marrë pjesë në Kongresin për Shëndetësi për vendet e rajonit.

Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz të ulur dhe ambiente të brendshme

Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

 

Mund të jetë një imazh i 6 persona dhe njerëz në këmbë

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në vendimin e marrë lidhur me kërkesën e mbrojtjes së…