FSK-ja dhe FARSH-ja nesër zhvillojnë ndeshje futbolli

06 mars 2023 | 15:38

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 25 vjetorit të “Epopesë së UÇK-së”, nesër më 7 mars, duke filluar nga ora 13:00, në Kampin Nacional në Hajvali, do të zhvillohet ndeshja vëllazërore futbollistike ndërmjet ekipeve të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Me këtë rast të veçantë festiv, Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës  fton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, që përmes sportit të shënojmë “Epopenë e UÇK-së”, të kujtojmë Jasharajt legjendarë dhe të gjithë të rënët për lirinë e kombit dhe atdheut.

Meqenëse ndeshja zhvillohet në kuadër të manifestimit “Epopeja e UÇK-së”, me këtë rast në mënyrë të veçantë fton pjesëtarët e shoqatave të dala nga Lufta e UÇK-së: Veteranët e UÇK-së, familjarët e  dëshmorëve dhe invalidëve të Luftës së UÇK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 27 shkurt, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti…