Sonte përcaktohen dy çerekfinalistet e parë në Ligën e Kampionëve

07 mars 2023 | 08:00

Bosurssia Dortmundi udhëton drejt “Stamford Bridge” me një epërsi minimale prej një goli dhe shpreson të ruajë atë dhe ta arrijë kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Dortmundi javë më parë e mposhti në “Westfalenstadion” Chelsean (1-0), kurse i duhet shumë punë për ta përfunduar punën me gjigantet anglezë që assesi nuk do të pajtohen që të eliminohet kaq herët nga gara më e fortë e futbollit në botë.

Trajneri Graham Potter rrezikon të shkarkohet, ani pse skuadra e tij fitoi në fundjavë në Premierë Ligë ndaj Leeds Unitedit (1-0). Chelseat për këtë ndeshje i mungojnë Armando Broja, Edouard Mendy, Cesar Azpilicueta dhe Thiago Silva, ndërsa gjermanët do të jenë pa Julian Ryerson, Adeyemi, Youssoufa Moukoko, Mateu Morey, Abdoulaye Kamara, Donyell Malen dhe Julien Duranville. Sonte zhvillohet edhe ndeshja tjetër në mes të Benficës dhe Club Brugge. Portugezët janë afër kualifikimit pas e fituan lojën e parë 0-2 dhe tash luajnë para shikuesve të vet.

Të martën takohen:
21:00 Benfica – Club Brugge
21:00 Chelsea – Borussia Dortmund

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Nura, ka treguar…