Fillon ‘Java e mërgimtarëve’ në Malishevë

30 korrik 2018 | 18:15

Në Komunën e Malishevës ka filluar “Java e mërgimtarëve”, e cila në tërësi i kushtohet bashkatdhetarëve të cilët gjenden për pushime në vendlindje.

Në kuadër të mbajtjes së kësaj jave do të mbahen një varg aktivitetesh të cilat do të kurorëzohen me mbajtjen e Festivalit Folklorik Mbarëkombëtar “Oda e Llapushës”.

Të hënën ka filluar mbajtja e një kuisi në mes të shkollave, ku pjesëmarrës ishin nxënësit e shkollave dhe fëmijët mërgimtarë që ndjekin shkollimin shqip, me moton “Kultura dhe dituria janë vlera tona të përbashkëta”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me një minutë heshtje në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”…