Musliu: Qeveria Kurti ia ka ndalur ujin e pijshëm Drenicës

07 mars 2023 | 08:38

Ganimete Musliu, deputete e PDK-së, është inkuadruar në emisionin Debat Plus të RTV Dukagjinit.

Gjatë paraqitjes së saj përmes telefonit, zonja Musliu ka bërë një pretendim të çuditshëm, duke thënë se Qeveria Kurti, ua ka ndalur ujin e pijes një rajoni si Drenica.

“Një qeveri që ia ndalon ujin e pijes një rajoni si Drenica nuk mund të mbrohet. E drejta për ujë është e drejtë elementare.

Kjo qeveri nëse për atë zotëri mund të jetë folklorizëm, për qytetarët e Drenicës është jetë dhe e ka nxjerr nga projekt-buxheti i kaluar dhe këtij viti.

Ganimete Musliu nuk ka nevojë me mbrojt askush, por mendoni për vajzat e juaja se në çfarë mentaliteti po i rritni.” – deklaroi zonja Musliu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas rezultateve paraprake koalicioni “Forumi Shqiptar” i kryesuar nga Nikë…