FC Prishtina 01 fituese e trofeut “Adem Jashari” në futsall

07 mars 2023 | 10:23

FC Prishtina 01 është skuadra fituese e trofeut “Adem Jashari” në edicionin e 14-të me radhë të këtij turneu, i cili organizohet nga Federata e Futbollit e Kosovës nëpërmjet Komisionit të Futsallit, në kuadër të manifestimeve për Epopenë e UÇK-së.

Në ndeshjen finale të këtij turneu, i cili u zhvillua në palestrën “Ilaz Kodra” në Skenderaj, Prishtina 01 shënoi fitore bindëse ndaj Malishevës, me rezultat 6:1.

Paraprakisht në gjysmëfinale Prishtina 01 e mundi Liqenin, me rezultat 5:2, derisa Malisheva ishte më e mirë se Drenica, me rezultat 4:3.

Në fund, medaljet dhe trofeun ekipit fitues të turneut ia dorëzuan presidenti i FFK-së, Agim Ademi, gjenerali Musa Jashari dhe drejtori për Kulturë, Rini e Sport në Komunën e Skenderajt, Alban Berisha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, tha se një hetues i pavarur…