Messi për sfidën ndaj Bayernit: Shkojmë për fitore
Pak minuta pasi u konfirmua se Neymari do të ketë nevojë për operacion për dëmtimin e kyçit të këmbës dhe do të humbasë pjesën e mbetur të sezonit, ka folur Lionel Messi.
Ai e bëri këtë në javën më të rëndësishme në të cilën vendoset nëse PSG-ja do të qëndrojë në Ligën e Kampionëve, duke fituar e përmbysur rezultatin dhe duke marrë një kualifikim në çerekfinalet e kompeticionit më të madh të klubeve në planet.
“Është e rëndësishme që ne të arrijmë pas tri fitoreve që na dhanë besim dhe na lejuan të punojmë me një frymë tjetër. Ne shkojmë në Munich për të fituar. E dimë vështirësinë e sfidës, por jemi të përgatitur. Do të jetë e njëjta lojë si në ndeshjen e parë, e cila u vendos nga detaje të vogla. Skuadra ka paraqitur një imazh ndryshe javët e fundit dhe ka shpresën për t’u rikthyer dhe për të vazhduar kursin në Ligën e Kampionëve. Ka qenë shumë e vështirë për mua të përshtatem në vitin e parë për arsye të ndryshme, por që në fillim të këtij sezoni e bëra me entuziazëm dhe dëshirë, tani jam më rehat me klubin, qytetin dhe gjithçka që është në Paris”, ka thënë Messi.