SHVL e UÇK-së, Tiranë: Homazh ngushëllimi historik për luftëtarin e kombit shqiptar Agron Haradinaj

07 mars 2023 | 13:55

Shoqata e Veteranëve të Luftës së UÇK-ës Tiranë, në njoftimin e sajë mortor njofton, se sipas lajmërimit mediatik të familjes patriotike të Smajl Haradinaj, me hidhërim të thellë mësuam lajmin e pikëlluar për ndarjen e parakohshme nga jeta e luftëtarit të Kombit Shqiptar Agron Smajl Haradinaj. Ai lindi në 17 Korrik 1966 në Gllogjan të Dukagjinit në gjirin e një familje të njohur historikisht me ndjenja të trashëguara atdhetare e patriotike. Të lidhur ngushtë kombëtarisht, luftën për çlirimin nga vargojtë e egër kolonial të Beogradit serb e nisi Smajl Haradinaj babai i Agronit, një nga korifejtë e lëvizjes kombëtare për çlirim, pavarësi e bashkim Kombëtar. Lufta patriotike e Smajl Haradinaj ishte dhe mbeti në historinë kombëtare si simboli i heroizmit dhe sakrificës sublime  qoftë dhe familjarisht për tu çliruar njëherë e përgjithmonë nga tirania Serbe. Beogradi e ndjeu brenda nacionalizmit të vetë vrastar dhe ndërmori hap pas hapi masat më bastarde e monstruoze kundër idealistit të madh e të vendosur Smajl Haradinaj, duke e arrestuar, burgosur dhe torturuar në format e mënyrat më barbare deri në ndërhyrjen brutale në rrugë mjekësore në sistemin mendor të këtij atdhetari e patrioti të shquar të Kosovës.

Por edhe pse barbarizmi nacionalist i serbëve vrastar paralizoi për pak kohë veprimtarinë e Smajl Haradinaj, atë e vazhduan më tej me vrull, guxim, trimëri e mençuri djemtë e tij e në mënyrë të veçantë Nasim Haradinaj dhe 16 vjeçari Agron Haradinaj. Agroni edhe pse shumë i ri në moshë, u bë heroi më i ri i Kosovës të kolonizuar me dhunë nga Serbia dhe populli Serb si komb e si shtet nacionalist të pangopur me gjak shqiptarësh të trojeve etnike Shqiptare e sidomos në Dukagjinin tepër lakmues të Beogradit Serbo Sllav. Shteti Serb nuk o ngop me burgosjen e Smajl Haradinaj, por fill pas tij burgosi adoleshentin 16 vjeçar Agron Haradinaj, trimin më të ri të burgjeve vrastare Serbo-Sllave”. Beogradi i thelloi më shumë se kurdoherë masat e rrepta kundër familjes të Smajl Haradinaj, duke e persekutuar, keqe-trajtuar, maltretuar dhe përndjekur hap pas hapi, duke filluar me Naimen bashkëshorten e Ismajl Haradinaj, djemtë Nasim e Naim Haradinaj, vajzën Shqipe Haradinaj, duke ju mohuar çdo të drejtë njerëzore të parashkruar në Kartën e San Franciskos dhe Aktin final të Helsinkit.

Në vitin 1990 si rezultat i gjithë këtyre ndërhyrjeve brutale kundër kësaj familje atdhetare e patriotike, e gjithë familja u detyrua të emigrojë në Suedi. Pas 29 Nëntorit të vitit 1997 kur UÇK-ës doli hapur me uniformën e vet e përfaqësuar nga Rexhep Selimi, Daut Haradinaj dhe Muj Krasniqi, Agron Haradinaj ish djaloshi më i ri i burgjeve i Jugosllavisë Federative  e socializmit specifik të sajë, erdhi menjëherë në Kosovë, duke u rreshtuar në formacionet luftarake të UÇK-ë në Zonën Operative të Dukagjinit, ku komandant ishte nipi i Smajl Haradinaj legjenda e UÇK-së në Dukagjin Ramush Haradinaj, që mbante mbi supet e tij dhe peshën e rëndë të pseudonimit “SMAJL” të të madhit patriot Smajl Haradinaj. Agroni sipas kujtimeve të luftëtarëve të asaj zone luftarake, u bë një nga luftëtarët që me shembullin e vet kontribuoi në organizimin e UÇK-ës, përgatitjen luftarake të luftëtarëve të rinj, duke i përgatitur ata ushtarakisht për lloje të ndryshme të luftimeve  e njohjes e përdorimit të armatimit, sa më mirë kundër veprimeve luftarake të ushtrisë të federatës së re Serbe.

Me hapjen e luftës frontale në kufirin Shqiptaro-Shqiptar, kundër Ushtrisë Federative të Jugosllavisë të pagëzuar pas shpërbërjes si Serbosllavi, Agron Haradinaj u emërua si anëtar i Shtabit të Operacionit “Shigjeta” në detyrën e koordinimit të veprimeve luftarake të UÇK-ës me NATO, detyrë të cilën e kreu me nder e dinjitet nga 9 Prilli 1999, deri në fund të luftës të operacionit “Shigjeta” të UÇK-ës dhe largimit dhe të ushtarit të fundit Serb nga Kosova në 20 Qershor 1999, karakteristika këto të mësuara nëpërmjet edukimit atdhetar e patriotik nga babai i vet Smajli i Madh i Haradinajve të Dukagjinit luftarak Shqiptar. Pas çlirimit të Kosovës, Agron Haradinaj nuk qëndroi këmbëkryq e duar lidhur për të pritur nga qielli bashkimin e trojeve etnike Shqiptare me trungun amë. Ai nisur nga përvoja e fituar në luftën e UÇK-ë, në vitin 2000 dha ndihmesën e vet në UÇPMB, për çlirimin e Kosovën Lindore, bashkimin e saj me Kosovën, nga e cila e kishin ndarë me dhunë. Nga ajo luftë ai doli i zhgënjyer sepse Evropa Serbofile i parapriu tradhtisë me marrëveshjen e Konçulit. Por trimi i Haradinajve edhe pse humbi, nuk u pendua por vazhdoi më tej luftën për çlirimin e trojeve etnike Shqiptare të okupuar nën emrin fantazmë  Maqedoni. Lufta u zhvillua e rreptë dhe po aq e vështirë, jo vetëm në frontin e luftimit, por më tepër në diplomaci e politik, ku si rezultat i tradhtisë të Evropës plakë e pseudodemokratike të re, doli në skenë marrë veshja e Ohrit, marrëveshje kjo që i vuri përsëri kapakun e vjetërsuar statuskuosë maqedone, për tu kthyer nga pjesë e Jugosllavisë Federative, në Ish Republika e Maqedonisë. Agron Haradinaj nuk e gëlltiti këtë transformim fantazues të titistëve të rinj të Shkupit. që e huazuan termin e ri nga dobiçëria politike e Josip Broz Tito e Cernekovski, që brenda një nate në vitin 1946 e kthyen nga pjesë  të Serbisë në Republikë ë Maqedonisë.

Agron Haradinaj ish një nga luftëtarët e parë të UÇK-së, pas luftës në Maqedoni, u inkuadrua gradualisht në detyra ë ndryshme për shtet formimin e Kosovës, por lufta e Kosovës i kish lënë pasoja të rënda, që gradualisht ndikuan negativisht në trupin e shëndetin e tij. Shpërthimet raketore të përdorura gjatë bombardimeve të avionëve Serbë në Prilep të Deçanit nëpërmjet presioneve shumë të fortë gjatë shpërthimit, i shkaktuan një sëmundje të rëndë e të pashërueshme, si rezultat së cilës Agron Haradinaj shoku ynë i idealeve Kombëtare, ndërroi jetë për tu prehur përjetësisht në tokën ku lindi, u rrit dhe u edukua si atdhetar e patriot guximtar, trim, sakrifikues e këmbëngulës në realizimin e detyrave. Ai pret që ta përcjellë në banesën e fundit dhe vëllai i tij Nasim Haradinaj, që gjendet pas hekurave në Hagë. Një paradoks me shumë të panjohura i Serbofilëve Evropianë në atë gjykatë të vetë quajtur speciale, ku gjykatës e prokuror të gjendur nën trysninë e pagave të majme, e ndërtojnë lumturinë e tyre mbi fatkeqësitë e njerëzve liridashës që luftojnë për liri e pavarësi, duke i gjykuar si kriminelë. Turp dhe krim bashkë. Kosova u bind me rastin konkret, ku Nasimin specialët e drejtësisë në Hagë, nuk e lejuan të varroste vëllanë që vrau lufta e Serbisë. Marrëzitë e asaj gjykate nuk kanë të ndalur ndaj Shqiptarëve. Ato u ndalën vetëm për Serbët. Ashtu ndodhi dhe kur luftohej në Bosnje e Kroaci. U përjashtua Jugosllavia nga OKB për krime lufte. Por për çudinë e gjithë botës  sapo Serbia filloi masakrat në Kosovë, OKB e pranoi sërish anëtarë të sajë! Luftëtarët e UÇK-ës të ardhur vullnetar nga Shqipëria, i shprehin familjes së Agron Haredinaj ngushëllimet më të sinqerta dhe ndajnë dhimbjen me ata si pjesë të gjithë familjes të Shqiptarëve të kudondodhur. I qoftë dheu i lehtë i tokës ku lindi e u edukua me ndjenjat e zjarrta patriotike të atdhetarisë kombëtare. I prehtë Shpirti në paqe në tokën për të cilën luftoi duke sakrifikuar jetën e vet.

Kryesia e SHVL e UÇK-së, Tiranë, Kryetari Spiro Butka.

Shpallur me Vendim të Gjykatës të Rrethit Gjyqësor Tiranë Nr.1713Dt.19.06.1006

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 5 mars, në moshën 83-vjeçare ka ndërruar jetë veprimtari…