Anija italiane që bartë mjete ushtarake për Kosovën, arrin në Durrës

08 mars 2023 | 00:52

Sot porti i Durrësit ka mirëpritur anijen ushtarake italiane “San Marco”.

Anija logjistike luftarake, e gjatë 136 metra dhe e gjerë 26, mund të mbajë edhe mjete fluturuese, kryesisht helikopterë, si dhe të paktën 350 ushtarë.

Anija i përket klasit San Giorgio, e përbërë nga 3 anije, “San Giorgio”, “San Marco” dhe “San Giusto”, të specializuara në operacionet e uljes së avionëve luftarakë.

Anija në fjalë po mbante disa mjete ushtarake të KFOR që kanë si destinacion final Kosovën.

Ndërkohë që kolona e gjatë e mjeteve ushtarake të KFOR-it, janë parë rreth orës 22:00, në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
"Ju jeni krenaria e kombit tonë dhe shembull për trojet…