![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/03/policia.jpg)
Policia në Gjilan identifikon shoferin që tejkaloi në vijë të plotë
Policia në Gjilan ka identifikuar një person që ka tejkaluar në vijë të plotë, duke rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në trafik. Ndaj janë ndërmarrë veprime konform ligjit për rregullat e trafikut rrugor.
Komunikata e plotë:
Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, falë bashkëpunimit me mediet dhe qytetarë të cilët në E-mail adresën zyrtare të Policisë së Kosovës kanë dërguar një foto në të cilën shihet se një vozitës duke drejtuar automjetin e tij ka tejkaluar në vijë të plotë me të cilin veprim ka rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe ka rënë ndeshë me rregullat e trafikut.
Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor Gjilan përmes veprimeve operative ka arritur që të identifikoj kundërvajtësin i cili është konstatuar se nuk posedon fare patentë shofer dhe i njëjti ka drejtuar automjetin pa pasur të drejtën e drejtimit të mjetit. Ndaj të njëjtit nga ana e zyrtarëve policor janë ndërmarrë veprime konform ligjit për rregullat e trafikut rrugor.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediet dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet mund të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001.