Prishtina sonte fillon fazën e dytë të Ligës ENBL

08 mars 2023 | 11:22

Sigal Prishtina do ta zhvillojë sonte (e mërkurë) ndeshjen e parë të fazës së dytë të Ligës ENBL. Prishtina do të përballet në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë me skuadrën polake King Szczecin në çerekfinalen e parë, që do të fillojë në orën 19:00.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 20 mars. Kryeqytetasit përfunduan në vendin e katërt në Grupin A me dy fitore e katër humbje, ndërsa King Szczecin fitoi Grupin B me gjashtë fitore e një humbje.

Fituesi i kësaj përballje do të ndeshet me fituesin e çiftit Budivelnyk Kyiv-BC Wolves. Kjo është hera e parë që prishtinasit marrin pjesë në Ligën ENBL dhe mund të jetë hera e parë që arrijnë në Final 4.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dita Ndërkombëtare e Gruas ka ardhur sërish për të festuar…