Qeveria merr vendim: Çmimi i një bari do të jetë njësoj në çdo barnatore

08 mars 2023 | 11:35

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës është marrë vendim për caktimin e çmimit tavan për barëra.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka deklaruar se Kosova dhe Bjellorusia nuk kanë pasur një ligj të tillë.

“Kosova tashmë po hiqet nga kjo listë. Projektligji ka për qëllim rregullimin e kostos që barnave që ajo të jetë e përballueshme dhe edhe më lirë sesa në vendet e rajonit”, është shprehur Vitia.

Tutje ai tha se “Sipas projektligjit çmimi në çdo barnatore do të jetë i njëjti”.

“Përcaktimi i çmimit krijohet nga sistemi rregullativ në Republikën e Kosovës dhe buron nga prioriteti I qeverisë për të siguruar barna të nevojshme”, ka thënë Vitia para miratimit. Me këtë rast pa asnjë votë kundër dhe abstenim është miratuar propozim-vendimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës do të investojë për kompleksin memorial “Adem…