Konjufca uron 8 Marsin: Kërkoj që secili prej nesh të punojmë që të arrihet sa më shpejt barazia gjinore

08 mars 2023 | 12:50

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka uruar 8 Marsin, Ditën Ndërkombëtare të Grave, në fillim të seancës së sotme plenare.

Konjufca ka uruar që barazia gjinore të arrihet sa më shpejt.

“Të gjitha grave e vajzave po jua urojmë 8 Marsin, Ky urim nuk është për gjendjen, por për  përpjekjet e vazhdueshme për një barazi gjinore, që në të  gjithë botën është larg të arrihet, si ideale, si barazi që e synojmë. Kërkojmë që secili prej nesh të punojmë që kjo  të arrihet më shpejt”, ka thënë Konjufca.

Ai ka thënë se shpreson që të mos jetë e vërtetë ajo që ka thënë sekretari i përgjithshëm i OKB-së që duhen treqind vjet të arrihet kjo barazi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njoftim nga KEDS-i për punimet në rrjet 09.03.2023 Punime të…