PDK-ja dhe LDK-ja lëshojnë sallën e Kuvendit

08 mars 2023 | 13:56

Grupet parlamentare opozitare të PDK-së dhe LDK-së kanë deklaruar se nuk do të vazhdojnë të qëndrojnë në sallën e Kuvendit, sepse pas gati dy orësh nuk ka kuorum nga për të vazhduar me votimet e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe të pikave tjera të rendit të ditës.

Shefi  i grupi parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se qëndrimi në sallë është i kotë pas gati dy orësh pa asnjë pikë të rendit të ditës pa u votuar.

“Ne si grup parlamentar kemi vendosur të mos vazhdojmë të qëndrojmë në sallë, sepse që gati dy orë asnjë pikë e rendit të votuar, shkaku i mungesës së deputetëve të pozitës për të vazhduar me votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare. Prandaj, ne nuk po e shohim të arsyeshme të qëndrojmë në sallë”, ka thënë Tahiri.

Të njëjtin mendim e ka ndarë edhe shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.

“Deputetët e pozitës nuk janë në sallë. Nuk po e shohim të arsyeshme të qëndrojmë në sallë”, ka thënë Gashi.

Ndërsa kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë të gjithë deputetët të kthehen në sallë të vazhdojnë me raundit të dytë të votimit të amendamenteve të Projektligjit për bujqësi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot (e mërkurë) shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas. Me këtë…