Deputetja Ganimete Musliu, Evgjeni Thaçi e Time Kadriaj vizituan nënën e Ramush Haradinajt për Ditën e Gruas

08 mars 2023 | 20:38

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, bashkë me deputeten e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadriajn, si dhe ish-deputeten e PDK-së, Evgjenie Thaçin, kanë vizituar nënën e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, Rukë Haradinajn në Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Vizitën e ka njoftuar Musliu me anë të një postimi në ‘Facebook’, duke thënë se grate si Rukë Haradinaj janë të rralla.

“Në ditën ndërkombëtare të Gruas, bashkë me Timen dhe Evgjeninë vizituam Nanën e heronjëve të lirisë, Rukë Haradinaj. Gratë si Rukë Haradinaj janë të rralla. Ato janë burim i forcës, djep i atdhedashurisë dhe simbol i frymëzimit”, shkruan Musliu.

“Sot e kemi shumë më të lehtë falë sakrificës dhe dhimbjes se nanës Rukë dhe të gjitha atyre nënave, djemtë dhe vajzat e të cilave u flijuan për lirinë tonë”.

“Me një mikpritje fisnike na nderuan edhe Suzana, bashkëshortja e Heroit Shkëlzen Haradinaj dhe Antigona”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Feim Hoxha,…