Xavi: Vazhdimi i kontratës pas fitimit të trofeve

09 mars 2023 | 10:47

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka saktësuar se do ta rinovojë kontratën e trajnerit Xavi Hernandez.  Pas deklaratës së Laportës ka ardhur edhe reagimi i trajnerit të katalanasve.

“Fakti që klubi dëshiron të më ofrojë një kontratë të re më bën të ndihem mirë, sepse është një shenjë besimi që ata kanë tek unë dhe puna ime. Por përpara se të arrijmë deri aty, ne duhet të fitojmë trofe në këtë sezon. Nëse do t’ia dalim, mendoj se do të jemi në pozita komode për ta vijuar projektin”, ka thënë Xavi.

Barça kryeson garën në La Liga dhe ndodhet në gjysmëfinalet e Kupës së Mbretit, teksa deri më tani ka fituar një trofe, Superkupën e Spanjës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Milanit, Stefano Pioli ka thënë se kualifikimi i…