Mbappe: Ky ishte maksimumi ynë

09 mars 2023 | 10:55

Paris Saint-Germainit u eliminua nga Liga e Kampionëve, pasi pësoi humbje edhe në ndeshjen e dytë nga Bayern Munchen (2-0).

Kylian Mbappe është shprehur i zhgënjyer më këtë eliminim, derisa ka thënë se ky ishte maksimumi i skuadrës franceze në garën më të fortë të futbollit në botë.

“Një tjetër zhgënjim. Kemi humbur nga një skuadër e madhe dhe tash na mbetet kampionati, shpresojmë që ta fitojmë titullin. Bayerni e ka një skuadër të ndërtuar për ta fituar Ligën e Kampionëve, derisa për ne ky ishte maksimumi, gjithçka ishte këtu”, ka thënë Mbappe.

“Nëse do ta rikonsideroj të ardhmen time? Jo, jo… jam i qetë, e vetmja gjë që çon peshë për mua në këtë sezon është që ta fitojmë kampionatin dhe më pas të shohim. Jemi të dëshpëruar dhe të mërzitur, por duhet ta ndërrojmë faqen, duhet të mendojmë në gjëra të tjera”, ka shtuar Mbappe.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës gjatë një konference…