Tahiri i AAK-së: Ky mund të jetë viti i kapitullimit ekonomik

09 mars 2023 | 11:15

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka folur në Kuvendin e Kosovës rreth situatë së keqe në ekonomi.

Ai ka thënë se krejt fokusi i qeverisë është te politika e temat e mëdha, kurse qytetari po i vuan pasojat.

“Tri lajmet e fundit janë tepër dëshpëruese. E para me paralajmërimin e rritjes së çmimit të rrymës. Rritja e çmimit të tatimit në pronë, dhe e treta lidhet me Ligjin e Pagave. Nja 10 mijë njerëz janë gëzuar, nja 70 mijë të tjerë janë dëmtuar. Nëse vijmë në këtë seancë e dëgjojmë kryeministrin duke u sjell rreth politikës ky do të jetë viti i kapitullimit ekonomik”.

“Jam këtu të adresoj kurthën në të cilën qeveria ka ra, në kurthën e diskutimit politik të dialogut, dhe neglizhencën totale të jetës dhe ekonomisë e mirëqenies. Shumë politikë, pak ekonomi. Pak jetë, shumë politikë. Është e papranueshme që i gjithë diskursi publik dhe vendimet në qeveri të lidhen me politikën dhe temat e larta, e asnjë veprim serioz të mos jetë në dobi të shoqërisë dhe qytetarëve”, ka thënë Tahiri, duke shtuar se në Kosovë është rritur inflacioni.

“Është e pakuptimtë që politika dhe temat e larta të kthehen në qëllim në vete të qeverisë. Nëse i shohim trendët globale të inflacionit shohim që inflacioni ka ra, në Kosovë është ngritur. Nuk ka as ngritje të pagave, e asnjë veprim e as subvencion. Ekonomia e bën jetën, ndërsa kjo qeveria e a kthyer në qëllim vetëm diskutimin politik”, është shprehur Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka…