Ditë zhgënjyese për Dallasin dhe Denverin, triumfojnë Bostoni e Phoenixi

09 mars 2023 | 11:22

Bostoni fitoi me rezultat 115-93 ndaj Portlandit, duke mbajtur të gjalla shpresat për kreun e renditjes në Lindje. Tatum me 30 pikë bëri diferencën në fushë për Celtics, duke i bërë të pavlefshme 27 pikët e Lillard për Portlandin. Humbet ekipi i Miamit, që në fushën e tij u mund me rezultat 104-100 nga Clevelandi (Garland 25 pikë).

Zhgënjen skuadra e Dallasit, që u mund me rezultat 113-106 nga New Orleans, në një ndeshje të dominuar nga vendasit. Irving realizoi 27 pikë për Dallasin, por që s’mjaftuan për fitore, ndërsa për vendasit u dallua McCollum me 32 pikë. Clippersat, falë 24 pikëve të Leonard e 23 të George mposhtën me rezultat 108-100 Toronton.

Ngjit shkallët në renditje në Perëndim ekipi i Phoenixi, që fitoi me rezultat 132-101 ndaj Oklahomas. Devin Booker me 44 pikë bëri diferencën në fushë për Suns. Humbet edhe Denveri, ekipi që kryeson renditjen në Perëndim, që në fushën e tij u mund 117-96 nga Chicago (u dallua Zach LaVine me 29 pikë).

Rezultatet

Washington – Atlanta    120-122
Boston – Portland           115-93
Miami – Cleveland          100-104

New Orleans – Dallas     113-106
Denver – Chicago            96-117
Phoenix – Oklahoma      132-101
Clippers – Toronto          108-100

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori dhe anëtari i LDK-së, Muhamet Hamiti, ka reaguar pas…