Mercedesi ngre ‘flamurin e bardhë’: Red Bulli do t’i fitojë të gjitha garat

09 mars 2023 | 11:40

Shefi i Mercedesit, Toto Wolff, duket se është dorëzuar që në fillim të këtij sezoni të Formula 1 për sa i përket garës për titull. Jo vetëm kaq, por ai beson se Red Bull do të dominojë edhe këtë vit, ashtu sikurse Mercedesi pat dominuar për vite me radhë.

“Pas asaj që pamë në garën e parë në Bahrein, mendoj se këtë vit, Red Bull do t’i fitojë të gjitha garat. Kur erdha në Bahrein kisha shumë shpresa dhe isha optimist. Por pasi pamë garën, largohem pesimist, pasi diferencat me Red Bullin janë shumë të mëdha”, ka thënë Toto Wolff.

“Ata mund të bëjnë çfarë të duan këtë sezon, të luajnë me konkurrencën, ndërkohë që gomat nuk degradohen siç ndodh me makinat e tjera. Ky është realiteti dhe duhet ta pranojmë atë, duke u përpjekur që të gjejmë ndonjë zgjidhje. Vjet, makina jonë u përmirësua dhe fituam një garë, ndaj vendosëm të mbajmë këtë koncept edhe këtë sezon, por duket se kjo gjë nuk do të funksionojë. Këtë vit nuk besoj se do të duelojmë për titullin apo për të fituar ndonjë garë”, u shpreh shefi i Mercedes.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pas përfundimit të mbledhjes së…