Sonte luhen sfidat e Ligës së Evropës dhe Ligës së Konferencës

09 mars 2023 | 11:50

Pas Ligës së Kampionëve, mbrëmjen e sotme do të luhen sfidat e radhës në Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës.

Në Ligën e Evropës spikat dueli mes Juventusit dhe Freiburgut. “Bardhezinjtë” kërkojnë t’i shkojnë deri në fund këtij kompeticioni, ndërkohë që ekipi gjerman do të tentojë surprizën.

Manchester United nuk pritet ta ketë aspak të thjeshtë pasi sonte në mbrëmje do të presë Real Betis, teksa synon që të krijojë një avantazh të mirë që nga dueli i parë. Roma e Mourinhos do të ketë një ndeshje të vështirë ndaj Real Sociedad, me aktin e parë që do të luhet në Itali. Arsenali pas formës së shkëlqyer që po kalon në kampionat, nuk do ta ketë aspak të thjeshtë ndaj Sportingut.

Në Ligën e Konferencës, ndeshja Fiorentina-Sivasspor do të vendoset nga një katërshe shqiptare e drejtuar nga Enea Jorgji.

 

Image

 

Image

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se të gjithë…