Chelsea i shtohet garës për De Jongun

09 mars 2023 | 12:16

Mesfushori i Barcelonës, Frenkie De Jong pëlqehet shumë nga Manchester United, por garës për transferimin e tij i ka hyrë edhe skuadra e Chelseat.

Medet në Spanjë kanë raportuar se skuadra londineze është e gatshme të paguajë plot 80 milionë euro për kartonin e mesfushorit holandez.

De Jong nuk është një titullar fiks në formacionin e trajnerit Xavi Hernandez dhe Barcelona mund të pranojë shitjen e tij për një shumë të tillë dhe të njëjta t’i përdor për përforcime në afatin kalimtar të verës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndërtimi i rrugës “Ibrahim Mazreku” me tërë infrastrukturën përcjellëse të…