Fjolla Morina nis ditën me imazhe joshëse, provokon me dekoltenë e hapur

09 mars 2023 | 13:44

Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina është ndër emrat më të komentuar në media rozë.

Ajo po vazhdon të jetë aktive në rrjete sociale duke publikuar imazhe nga më të ndryshme dhe njëjtë ka vepruar edhe së fundmi.

Fjolla ka ndarë disa foto me fansat në llogarinë e saj në Instagram ku duket tejet joshëse e veshur me një bluzë të zezë me dekolte të hapur duke kompletuar pamjen me aksesor ari ndërsa shihet me makijazh të theksuar.

“Mos shkruani për të fituar para s’keni për të fituar asnjëherë sa ju duhen. Dhe mos shkruani për famë s’do të ndiheni asnjëherë i famshëm sa duhet”, ka shkruar Fjolla në mbishkrim.

Postimi erdhi pasi këngëtarja uroj festën e 8 Marsit përmes disa fotove nga shtatzënia e fundit ku ajo ndodhej në New York bashkë me një tjetër ku shihet me të bijën e saj.

“Urime Dita Ndërkombëtare e Gruas”, ishte urimi i Fjollës.

Ndërkohë, përveç që po iu qëndron afër fansave më postime të ndryshme, këngëtarja ka kohë që nuk ka lansuar një projekt të ri muzikor.

Kënga e saj e fundit është bashkëpunimi me Nushin “Suppa duppa” që dyshja publikuan në qershor të vitit të kaluar

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-lojtari i PSG-së, Jerome Rothen akuzon hapur Lionel Messin për…