![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/03/Paragllajd.jpg)
Kosova renditet e pesta në botë në Paragllajd
09 mars 2023
| 14:18
Fanol Shala, ka njoftuar për një sukses madhor të tij në sportin e Paragllajdit. Ai ka thënë se është renditur në vendin e 9-të në renditjen botërore.
Shala po ashtu theksoi se Kosova si shtet është e renditur në vendin e pestë. “Pas publikimit të pikëve nga FAI e rifreskuar me 1 Mars 2023 renditem në vendin e 9 (nëntë) në Botë dhe si shtet Kosova vendi qe unë përfaqësoj me shumë krenari renditet ne vendin e 5 në botë”, ka thënë Shala. Federata Botërore e Aeronautikës i ka publikuar rezultatet më 1 mars. Ndryshe, Fanol Shala, ka qenë pjesë e ekipit të Shoqatës së Kërkim-Shpëtimit nga Kosova, që kanë marrë pjesë në operacionet e shpëtimit pas tërmetit në Turqi.