Mulleri thumbon Messin: Ronaldo ishte problemi ynë kur ishte te Reali

09 mars 2023 | 16:35

Thomas Muller ka thumbuar keq Lionel Messin, pasi e eliminoi nga Championsi mbrëmjen e djeshme.

Janë miliona dollarë që klubi parisien ka shpenzuar dhe që nuk po kthehen në rezultate. Është folur shumë për Mbappen, i cili konsiderohet si një nga më të mirët në botë sot.

Thomas Muller, sulmuesi veteran i Bayernit, nuk u tregua aspak dashamirës kur u pyet për “yllin” argjentinas. Ai nuk mendon njësoj për Cristiano Ronaldon.

“Kundër Messit, gjërat shkojnë gjithmonë mirë në të gjitha nivelet për sa u përket rezultateve. Në nivel klubi, Cristiano Ronaldo ishte problemi ynë kur ishte te Reali i Madridit. Kam respektin më të madh për paraqitjen e Messit në Botëror”, ka deklaruar Muller.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njoftim nga KEDS-i për punimet në rrjet 10.03.2023 Punime të…