11 lojtarë pritet të largohen nga Reali

09 mars 2023 | 17:00

Merkatoja e verës duket ende e largët, por në Madrid kanë nisur të bëjnë planifikimet e rastit. Në ndryshim nga sezonet e fundit, kjo e verës së ardhshme pritet të jetë një merkato me shumë lëvizje te Reali.

Një pjesë e mirë lojtarëve që kemi parë deri më tani nuk do të jenë më pjesë e klubit. Konkretisht, janë të paktën 11 lojtarë, të cilët mund të lënë Madridin duke nisur nga 1 korriku i këtij viti.

Lajmi është bërë me dije nga gazeta “Mundo Deportivo”, që ka përpiluar dhe listën e lojtarëve, ku përfshihen dhe disa kolona të klubit si Benzema, Kroos e Modriç mes të tjerëve.

Shtatë prej lojtarëve të kësaj liste përfundojnë kontratën me Realin e Madridit dhe për momentin ende nuk ka pasur një vendim për rinovimin e tyre. Ndërkohë që të tjerët do të largohen për zgjedhje teknike të klubit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
As në të dytën herë që është hedhur në votim…