Përurohet libri “KALLABA gjurmë në kujtesë”

09 mars 2023 | 17:57

Në Dardanë/Kamenicë, më 4 mars 2023 u bë përurimi i librit monografi “KALLABA gjurmë në kujtesë” të autorit Xhevdet Kallaba.

Libri është një monografi me përmbledhje dokumentesh e rrëfimesh në periudha të ndryshme të një pjese të familjes Kallaba nga fshati Roganë. Në përurim referuan recensuesit – profesorë: Sylejman Dërmaku, Faton Krasniqi, Jahja Lluka, Qemajl Kallaba e Sylejman Morina.

Përurimin, me diskutimet e tyre, e begatuan edhe Rexhep Rifati, Petrit Doda, Igballe Asllani – Potera, Januz Mazreku etj. Autori i librit, Xhevdet Kallaba falënderoi panelistët dhe mysafirët pjesëmarrës, ndërkaq vajza e tij – Blerina, kënaqi mysafirët e pranishëm në këtë ngjarje me këngën “Hej o male”, përcjellë në piano nga Ylberinë Isufi.

Për mysafirët, nikoqiri organizoi një apero me specialitete ushqimore vendore. Gjatë aperos shumë mysafirë u takuan me njëri-tjetrin, disa pas shumë vitesh. K-Production u kujsdes për regjistrimin filmik të përurimit dhe fotografimin e pjesëmarrësve.

Manifestimin e moderoi zonja Belgizare Kryeziu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Merkatoja e verës duket ende e largët, por në Madrid…