Lekaj: AAK-ja kategorike kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike

10 mars 2023 | 11:14

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pa Lekaj, ka thënë se paralajmërimi për rritjen e çmimit të energjisë elektrike është absurd, ndërsa nuk përjashtoi mundësinë edhe të mbajtjes së protestave.

Lekaj përmes një konference për medie ka theksuar se AAK-ja kategorikisht është kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

Ai ka thënë se janë disa arsye pse ku subjekt politik mendon se rritja e çmimit të energjisë prej 14 për qind nuk duhet të ndodhë.

“Duke marrë parasysh subvencionet e ndara nga qeveria vitin e kaluar për zbutjen e ndikimit të rritjes së çmimit të energjisë, nuk shihet e arsyeshme te ketë rritje të dytë të çmimit dhe aq më pak të ndodhë të ketë rritje në vlerë prej 14 për qind. Madje ne kemi pritur ulje apo kthim të çmimit të tarifave të vjetra, e jo rritje të dytë. Qeveria Kurti vitin e kaluar subvencionoi bizneset, ndërsa konsumatorëve familjar pavarësisht subvencionit ju rriten tarifat për më shumë se 100 për qind. Pra, pësuan shumica e qytetarëve, sepse zgjidhjet nuk ishin adekuate”, ka thënë Lekaj.

Ai ka theksuar se arsye tjetër është se KEK-u është në gjendje stabile, ku ka esportuar miliona euro energji, dhe sipas tij, nëse kjo energji e eksportuar nga KEK-u nuk zbërthehet në të mirë të qytetarëve, cila është arsyeja e rritjes së çmimit të energjisë.
“Jemi në stinën e pranverës në fillim të vitit 2023 dhe qeveria ka hapësirën kohore e buxhetore që të lidhë marrëveshje me shtetet fqinje për shit-blerje të energjisë, dhe që përmes mirëmbajtjeve, renovimit dhe rregullimit të gjeneratorëve e sistemit elektro-energjetik, të krijojë stabilitet shtetëror, ku Kosova do të sigurohet në aspektin e energjisë për vitin 2023-2024”, është shprehur Lekaj.

Deputeti i AAK-së ka theksuar se qeveria duhet ta di se qytetarët e vendit janë të lodhur nga shtrenjtimi i secilit artikull dhe jetesa është bërë e vështirë, ku një familje nuk po mundet ta sigurojë as shportën familjare.

“Vetëm të mendosh edhe një rritje tjetër te çmimit te energjisë nuk është normale dhe as e arsyeshme. Nëse ndodh kjo rritje, qytetarin e vendos në varfëri te skajshme dhe në luftë për ekzistencë e mbijetesë. Nëse ndodhë kjo rritje, atëherë qëllimshëm po nxitet dhe stimulohet edhe më shumë ikja e qytetarëve nga vendi Prandaj, mbi këto që thashë, ne si AAK jemi kategorik kundër kësaj rritje dhe nuk do ta lejojmë që kjo të ndodhë”, ka deklaruar Lekaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tetë persona janë vrarë dhe disa tjerë janë plagosur nga…