![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/03/nba-7.jpg)
Milwaukee gjithnjë lider, Memphis fut kampionët e Golden State në krizë
Ekipi i Milwaukee Bucks mbron kreun e renditjes në Konferencën e Lindjes, pas fitores me rezultat 118-113 ndaj Brooklynit, duke korrur fitoren e tretë radhazi. P
ortis me 28 pikë e Lopez me 24 pikë ishin ata që bënë diferencën për ekipin e Bucks. Fiton edhe Sacramenton, që falë një “triple double” të Sabonis (24 pikë, 13 rebound e 10 asistime), mundi me rezultat 122-117 New York.
Skuadra e Memphisit rikthehet te fitorja dhe mposht 131-110 kampionët e Golden State, që pësuan humbjen e tretë radhazi.
Të gjithë titullarët e Memphisit realizuan mbi 10 pikë, ku u dallua Jones me 22 pikë e 11 asistime. Ekipi i Utah Jazz, falë 31 pikëve të Markkanen, mundi me rezultat 131-124 Orlandon, ndërsa Indiana fitoi me rezultat 134-125 ndaj Houstonin pas kohës shtesë (Haliburton 29 pikë). /Telesport/
Rezultatet
Detroit – Charlotte 103-113
Indiana – Houston 134-125
Orlando – Utah Jazz 124-131
Memphis – Golden State 131-110
Milwaukee – Brooklyn 118-113
Sacramento – New York 122-117