Presidenti Thaçi dekoron familjen Demaçi me medalje presidenciale

31 korrik 2018 | 11:36

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar me medalje presidenciale familjen e veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçi për kontributin e dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Në kuadër të kompetencave të mia dhe duke njohur kontributin tuaj si familje dhe kontributin e vet veprimtarit Adem Demaçi i cili ka qenë i burgosur për vite dhe ju i keni mbijetuar edhe kësaj situate e ndaj këtë medalje presidenciale për Adem Demaçin i cili është një simbol emblematik i kombit tonë”, ka thënë Thaçi.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin gruaja e Adem Demaçit, Xhemajlia dhe familjarë të tjerë.

Adem Demaçi ka ndërruar jetë javën e kaluar në moshën 82-vjeçare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
FIBA Evropa ka uruar Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK)…